eksperti-banner

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Pacolli ka thënë se Biden është dhe do të vazhdojë të jetë një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës, transmeton Telegrafi.


"Nga Kosova, ne urojmë mikun tonë, Joe Biden, i cili sapo ka fituar zgjedhjet dhe do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Një fitore e madhe! Z. Biden është dhe do të vazhdojë të jetë një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës. Ne gjithashtu urojmë Znj. Kamala Harris, Zv. Presidentja parë grua ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara", ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, kështu të paktën thuhet sipas projeksionit të CNN, ku fitorja në shtetin ku ai lindi i dha atij 270 votat elektorale.

Me 20 votat elektorale të Pennsylvanias, Biden në total ka fituar 273 vota elektorale, transmeton Telegrafi.

Para se të nominohej si kandidat për president nga radhët e Demokratëve, Biden ka shërbyer si zëvendëspresident në kohën sa ishte Barack Obama. /Telegrafi/