LAJMI I FUNDIT:

Pacolli nesër prezanton prioritetet e Kosovës gjatë kryesimit me SEECP

Pacolli nesër prezanton prioritetet e Kosovës gjatë kryesimit me SEECP

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nesër para ambasadorëve të shteteve mike do të hapë solemnisht kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP dhe do t’i prezantojë prioritetet e vendit tonë gjatë këtij kryesimi.

Republika e Kosovës merr kryesimin e nismës rajonale SEECP është e rëndësishme, pasi kjo po ndodh në të njëjtin vit kur Kosova tashmë ka kryesimin me Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI).


Ministri Pacolli kohë më parë vlerësoi se SEECP gjatë kryesimit të Kosovës në detyrë do të zhvillohet më tej si një shprehje e solidaritetit dhe përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis tyre dhe shteteve dhe strukturave tjera euroatlantike.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia.

Kryesimi i SEECP është njëvjeçar dhe kryesinë e mëhershme e kishte Bosnja e Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pasi vendi ynë ishte ftuar me fusnotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori