Dita e dytë e vizitës së ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ftuar kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur.
Pacolli nisi me një mëngjes pune me, Licia Mattioli, zëvendëspresidente për Ndërkombëtarizim dhe Camilla Cionini Visani, drejtoreshë për Çështje Ndërkombëtare, Konfindustria.
Konfindustria është organizata më e madhe e biznesit italian që grupon afro 150 mijë kompani nga sektorë si industria, shërbimet, tregtia, etj, me afro 4.5 milionë të angazhuar.
Gjatë bisedës së punës, numri dy i qeverisë së Kosovës i njohu bashkëbisedueset me legjislacionin shumë të favorshëm të Kosovës për ndërmarrësit në përgjithësi dhe ata italianë në veçanti.
Ministri i Jashtëm Pacolli e përshkroi mjedisin biznesor të krijuar në vend si njërin nga më dinamikët falë reformave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm, duke e bërë Kosovën në 10 vendet më reformatorë të botës.
Tutje, ai ftoi kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur. Ai i ftoi kompanitë italiane që të asistojnë Kosovën, me projekte, duke vënë në lëvizje fondet e shumta, që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jahstme, numri dy i Konfindustrisë, i prezantoi zëvendëskryeministrit të Kosovës interesimin e kompanive që bëjnë pjesë në shoqatën, që ajo drejton për tregje të reja.
Konfindustria ka kompani që vijnë nga 22 sektorë që kalojnë nga minierat, tek moda, përpunimi i metaleve, etj. Në planet e Konfindustrias është hapja e degëve të kësaj shoqate në vendet e rajonit.
Duke folur për tregun ushqimor të Kosovës dhe rajonit, ministri Pacolli tha: “Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar, që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme. Për këtë arsye, ne jemi të interesuar, që në Kosovë të krijohen platforma agro-ushqimore për gjithë rajonin, me angazhimin e kompanive italiane të markave më të mira”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Qeveria e Kosovës nis përgatitjet për projektet infrastrukturore nga fondet e BE-së
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë