Pacolli: Liberalizimi i vizave është afër


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar Vitin e Ri përmes një shkrimi në Facebook.
“Të dashur miq, kudo që të jeni sonte, pa dashur të zgjasë shumë, vetëm dëshiroj të Ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2018! Uroj që viti i ri të jetë një vit i mbarë për secilin.
Kosova mbush 10 vjet pavarësi dhe liberalizimi i vizave është shumë afër.
Gëzuar dhe kaloni sa më bukur, të bashkuar me familjet e juaja. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































