LAJMI I FUNDIT:

Pas ndalesës nga Serbia, Pacolli e Ugljani sqarojnë situatën

Pas ndalesës nga Serbia, Pacolli e Ugljani sqarojnë situatën

Zëvendës kryeministri i Kosovës dhe ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli për mes një letre e ka falënderuar kryetarin e Këshilli Kombëtar Boshnjak, Sulejman Uglanin, për ftesën që ia ka bërë për ta vizituar Novi Pazarin dhe Peshterin, duke i shprehur po ashtu keqardhje për kërcënimin që ia ka bërë Uglaninit kryeministrja e Serbisë përmes një shkrese zyrtare.

“Fatkeqësisht, në momentin e fundit, vetëm 4 orë para nisjes sime për Novi Pazar mora refuzimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të kaluar kufirin. Kjo është në kundërshtim të plotë me marrëveshjen mes qeverive tona të nënshkruar 4 vite më parë në Bruksel, për çka ne veç kemi bërë një notë proteste zyrtare”, ka shkruar Pacolli.


Ndërsa, Sulejman Ugljanin, në letrën që ia ka kthyer Pacollit është shprehur i pikëlluar kur ka marr informacionin se regjimi nacionalist serb ka ndaluar ardhjen e tij për në Sanxhak.

Me pikëllim të madh morëm informacion se regjimi aktual serb nacionalist në Beograd ka ndaluar  ardhjen tuaj dhe pengimin e qytetarëve  të  Sanxhakut dhe për të dëgjuar palën tjetër në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Ugljanin.

Letar e Pacollit:

I nderuar kryetar Dr.Uglanin

I dashur Sulejman,

Të falënderoj vëllazërisht për ftesën vëllazërore që më bëtë për të vizituar Novi Pazarin dhe Peshterin dhe për të marrë pjesë në Tribunën me titull: Procesi i vendosjes së  bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal në Ballkan së bashku me shkëlqësinë tuaj dhe profesorin e nderuar,  Prof.Dr. Nexhmedin Spahiu.  Kishte me qenë një privilegj i madh për mua.

Fatkeqësisht, në momentin e fundit, vetëm 4 orë para nisjes sime për Novi Pazar mora refuzimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të kaluar kufirin. Kjo është në kundërshtim të plotë me marrëveshjen mes qeverive tona të nënshkruar 4 vite më parë në Bruksel, për çka ne veç kemi bërë një notë proteste zyrtare.

Më lejo  të lutem të shprehë keqardhjen dhe protestën time për lajmin që mora se për shkak të ftesës që  më keni bërë,  Kryeministrja e Republikës së Serbisë u paska kërcënuar përmes një shkrese zyrtare,  e ndodhur në vizitë në SHBA, vend ky që i pari e ka njohur Republikën e Kosovës si dhe më shumë se gjysma e kombeve të botës.

Pavarësisht nga refuzimi që më është bërë mua, dhe kërcënimi që i është bërë shkëlqesisë suaj, unë ju siguroj se përpjekjet e mia nuk do të ndalen për një Ballkan dhe një Evropë ku nuk do të ketë ndalesa në kufi dhe  ku komunitetet nuk do të privohen nga të drejtat elementare për të komunikuar me personalitete dhe dëgjuar të vërtetat e anës tjetër.

——————————————————————————————————————————————————————————————-

Letra e Uglaninit:

“I nderuar zoti ministër,

Në cilësinë  e President i Këshillit Kombëtar Boshnjak shpreh mirënjohjen  Juve  për gatishmërinë e treguar për të vizituar Sanxhakun më 21 dhe 22 korrik 2018, pavarësisht nga të gjitha pengesat e vendosura nga regjimi serbomadh  nacionalist  serb.

Veçanërisht jemi  të kënaqur për  gatishmërinë  tuaj për të ua mundësuar qytetarët e Sanxhakut   të dëgjojnë  anën tjetër në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe qytetarëve të Sanxhakut për të paraqitur vizionin tuaj të procesit të sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Me pikëllim të madh morëm informacion se regjimi aktual serb nacionalist në Beograd për  ndalimin  e ardhjes tuaj dhe pengimin e qytetarëve  të  Sanxhakut dhe për të dëgjuar palën tjetër në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mosgatishmëria e regjimit aktual serb për të mundësuar që qytetarët të dëgjojnë dhe mendojnë ndryshe reflekton më mirë karakterin e këtij regjimi.

Z. Ministër, mos u shqetësohuni kërcënimet që kryeministri serb, Ana Brnabiç i ka dërguar popullit boshnjak me rastin e ftesës sonë për të vizituar Sanxhakun. Këto kërcënime janë një shprehje e jotolerancës ndaj popullit boshnjak të Sanxhakut dhe mungesës së njohurive rregullativae  ligjore.

Ne shpresojmë se në procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik në skenën politike serbe të paraqitet opsioni normal, tolerant dhe demokratik   opsion politik i aftë për zgjidhjen e statusit të popullit boshnjak dhe statusin e Sanxhakut, i cili është një parakusht themelor për mbijetesën e boshnjakëve në këtë rajon.