Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me anë të një deklarate ka mirëpritur vendimin e Tribunalit të Hagës për dënimin me burg të përjetshëm Ratko Mlladiq.
Mlladiq është dënuar me burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Deklarata e Pacollit:
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës mirëpritën vendimin e Tribunalit të Hagës, i cili e dënoi me burgim të përjetshëm “Kasapin e Ballkanit”, Ratko Mlladiqin, për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kjo është një ditë emocionale, me kujtime të hidhura, por që rezultoi me një drejtësi paqësore për boshnjakët, dhe jo vetëm. Sot, të gjithë, përfshirë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëndjejnë dhimbjen me nënat dhe të afërmit e viktimave të luftës në Bosnje e Hercegovinë. Mbi të gjitha, shpresojmë që akte të tilla të mos përsëriten më kurrë në rajonin tonë dhe për këtë duhet të punojmë bashkërisht, të merren përgjegjësitë e të bëmave nga e kaluara, e të tejkalohen dallimet për një të ardhme paqësore dhe të civilizuar.
Me këtë rast, jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me deklaratën e fundit të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili në vend se të kërkojë falje për krimet brutale, që ishin rezultat i direktivave politike nga Beogradi, tenton të bëj demagogji dhe ta relativizojë një çështje kaq të ndjeshme për të gjithë popujt e rajonit, që kanë pësuar nga luftërat e fundit.
Duam të ritheksojmë edhe njëherë se deklarata të tilla të papërgjegjshme cenojnë seriozisht ardhmërinë paqësore të rajonit, pjesë e të cilit jemi të gjithë, ndërsa një diskurs i tillë i nacionalist do duhej t’i takonte të kaluarës sonë të hidhur”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën