LAJMI I FUNDIT:

Pacolli pritet të udhëtojë përsëri jashtë Kosovës

Pacolli pritet të udhëtojë përsëri jashtë Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli pritet të dal përsëri jashtë vendit, pasi ka marrë leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të udhëtuar me aeroplanin e tij privat. Atij i është aprovuar leja për të dal jashtë Kosovës, vetëm katër ditë pasi u kthye nga Zvicra.

Shefi kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj ka thënë për Telergafin se Pacolli ka kërkuar leje për qarkullim me aeeroplanin e tij.


“Po ka pas një kërkesë për leje. Por, në fakt me vendimin e fundit të Qeverisë, aeroplanët e zbrazët për në ardhje dhe dalje nga Kosova janë krejt të lejume”, tha Zogaj.

Ndryshe, Telegrafi ka tentuar të kontaktoj edhe nga Aleanca Kosova e Re, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje në lidhje me destinacionin e deputetit.

Javën e kaluar, Pacolli erdhi në Kosovë përmes Tiranës. /Telergafi/