LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon që Shqipëria të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Pacolli kërkon që Shqipëria të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka mbajtur sot një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati prej nga kërkoi që Shqipëria të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli tha se pala shqiptare është e interesuar se si ecën dialogu me Serbinë.


“…Unë kam kërkuar nga pala shqiptare të mos rrijë duarkryq e të shoh çfarë po ndodh këndej por ajo duhet të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë, dialogut me Serbinë. Nëse mund të jenë BE prezent, SHBA, pse jo edhe Shqipëria. Shqipëria mund të jep kontribut jashtëzakonisht të madh”, ka theksuar Pacolli.

Ai bëri të ditur se në nëntor të këtij viti do të mbahet në Pejë mbledhja e përbashkët e Qeverive Kosovë-Shqipëri, prej së cilës tha se do të dalin lajme të mira.

“Ne folëm për marrëdhëniet tona bilaterale dhe për rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë… Në nëntor do të kemi mbledhjen e radhës së dy qeverive, që do të mbahet në Pejën e bukur dhe sigurisht do të ketë lajme të mira”, tha Pacolli.

Ministri i Jashtëm i Kosovës bëri të ditur se së bashku me ministrin Bushati do të udhëtojnë në New York ku do të kenë takime të shumta për faktorizimin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se në të gjitha proceset të cilat po kalon Kosova, nuk do të mungojë mbështetja e Shqipërisë.

Bushati tha se Shqipëria do të vazhdojë të tregojë unitet kur është në pyetje Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori