LAJMI I FUNDIT:

Pacolli flet për liritë fetare në SHBA

Pacolli flet për liritë fetare në SHBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo po merr pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Liria fetare është një parim që ka rëndësi për ne, për shkak të historisë sonë, trashëgimisë sonë dhe të ardhmes sonë. Në rrugëtimin tonë përpara ne duhet të shohim përsëri në traditën tonë të gjatë të bashkëjetesës paqësore midis feve të ndryshme, ne, myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët, hebrenjtë dhe shumë komunitete të tjera jetojmë së bashku në harmoni dhe bashkëjetesë.


Kushtetuta e Kosovës promovon praktikimin e pakufizuar të besimit dhe i jep trajtim të barabartë të gjitha feve në Kosovë dhe pasuesve të tyre.

Ne kemi përfshirë instrumentet e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës si pjesë e sistemit tonë ligjor.

Aktualisht Parlamenti ynë është duke punuar për të miratuar një ligj modern mbi liritë dhe të drejtat fetare që i imponon këto instrumente ndërkombëtare dhe parimet tona kushtetuese në legjislacionin kombëtar.

Kosova po krijon mekanizma institucionalë që do të forcojnë angazhimin e Qeverisë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë.

Kosova është një shembull në rajon dhe më gjerë në lidhje me tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën e religjioneve. Ne do të promovojmë këtë vlerë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe jemi të lumtur ta ndajmë atë në mbarë botën. Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë Amerikane për të adresuar rëndësinë e lirive fetare dhe për të marrë iniciativa të përbashkëta me partnerët tanë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori