LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Evropa nuk duhet t’i shoh shtetasit e Kosovës si barrë

Pacolli: Evropa nuk duhet t’i shoh shtetasit e Kosovës si barrë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se mos liberalizimi i vizave për Kosovën është një padrejtësi e pamerituar dhe se në këtë drejtim Evropa nuk duhet t’i konsiderojë shtetasit e Kosovës si barrë.

Ai gjatë një takimi me Grupin e Miqësisë Francë – Kosovë, ka prezantuar argumentet e tij bindëse se pse duhet të mënjanohen këto rezerva, duke thënë se përpjekja do të jetë e dyanshme.


“E para: për të bindur Evropën, që kosovarët duhet të lëvizin urgjentisht brenda kontinentit, të cilit natyrshëm i përkasin, dhe e dyta: për të bindur kosovarët, që të ushtrojnë në mënyrë të përgjegjshme këtë të drejtë. Evropa veçse do të përfitojë nga energjia e popullsisë së re dhe mendje hapur të Kosovës. Evropa nuk duhet assesi të na shohë si barrë, por si plotësim të saj”, tha Pacolli.

Duke nënvizuar faktin se “liria e lëvizjes është e drejtë themelore e njeriut”, deputetët francezë megjithatë shprehën rezervat për fluksin e azilantëve ekonomikë, që do të mund të gjeneronte heqja eventuale e regjimit të vizave.

Presidenti i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Bruno Questel, konsideroi veçanërisht të rëndësishme dhe shpresëdhënës faktin, që autoritetet kosovare deklarojnë bindshëm referimin e tyre ndaj vlerave të iluminizmit, ku Franca është nënshkruesja e parë.

Ndryshe, në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin ekonomik, prodhimin bujqësor, industrinë e lehtë, turizmin dhe inovacionin.

Ministri Pacolli ka ftuar deputetët të bëhen katalizatorë në vënien e një dinamike të re në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

“Duhet kërkuar një ndryshim modeli. Jo i atillë, që investitori vjen, ndërton e shkon, por që investitori ndërton formula afat-gjate bashkëpunimi me prodhuesit lokalë”, tha Pacolli.

Ai foli për nevojën e avancimit të shkëmbimeve arsimore si dhe krijimit të urave të miqësisë përmes artit.

Në këtë kontekst, ai përmendi ekspozitën me veprat e artistit të shquar Kosovar, Simon Shiroka, e cila pritet të inaugurohet nesër në Paris dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori