LAJMI I FUNDIT:

Pacolli e quan sukses ndryshimin e formatit të raportimit për Kosovën në OKB

Pacolli e quan sukses ndryshimin e formatit të raportimit për Kosovën në OKB

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur dhe përshëndetur marrjen e Kryesimit të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe miratimin e agjendës së re të kryesimit britanik, e cila nuk parasheh raportimin e rregullt tre-mujor të UNMIK-ut, bën të ditur MPJ.

“Mirëpres dhe përshëndes marrjen e kryesimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Mospërfshirja e raportimit mbi Kosovën në agjendën për Muajin Gusht është një sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të saj”, ka thënë Pacolli.

​Britania heq nga rendi i ditës raportin e UNMIK-ut për Kosovën
Lexo po ashtu ​Britania heq nga rendi i ditës raportin e UNMIK-ut për Kosovën

“Ne, për shumë kohë kemi kërkuar, që të ndryshohet formati tre-mujor i raportimit. Ky është edhe një mesazh i qartë për njohjen e arritjeve dhe zhvillimeve të gjithëmbarshme pozitive në Kosovë”, ka shtuar ai.


“Këshilli i Sigurimit gradualisht po e njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe është koha, që Kosova të bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë krye-diplomati kosovar, përcjell Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij

Lajme
Kalo në kategori