LAJMI I FUNDIT:

Pacolli e quan LDK-në parti “totalisht e paorganizuar”

Pacolli e quan LDK-në parti “totalisht e paorganizuar”

Sekretari organizativ i partisë Aleanca Kosova e Re, Rrahim Pacolli e ka mirëpritur ndarjen nga koalicioni LAA edhe pse kur ai ishte krijuar e kishte quajtur koalicion të shpresës, duke iu referuar bashkimit me LDK-në dhe Alternativa.

Por tash, thotë se LDK-ja është parti e paorganizuar.

“Unë, si shef i Shtabit të AKR-së gjatë fushatës për këto zgjedhje, në koalicion me LDK-në, kam vërejtur se ky subjekt politik është totalisht i pakoordinuar, duke ndikuar kështu edhe numër më të vogël të deputetëve nga radhët e AKR-së”, është shprehur ai në Facebook.


Sipas tij, ky koalicion, vetëm sa i ka shkaktuar dëme AKR-së.

“Si Sekretar Organizativ i partisë Aleanca Kosova e Re, mirëpres ndarjen nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Ky koalicion vetëm sa i ka shkaktuar dëme AKR-së. Sikur në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të 11 qershorit, AKR-ja të garonte si e vetme, sigurisht se do të merrte 10 mandate në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori