LAJMI I FUNDIT:

Pacolli dhuron pagën e janarit për të dëmtuarit nga vërshimet, kërkon ta bëjnë të njëjtën ministrat dhe deputetët

Pacolli dhuron pagën e janarit për të dëmtuarit nga vërshimet, kërkon ta bëjnë të njëjtën ministrat dhe deputetët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se pagën e tij të deputetit për muajin janar do ta japë për të dëmtuarit nga vërshimet e javës që shkoi në Kosovë.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, gjithashtu ka falënderuar miqtë dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë ta mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 2023”.


“Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Pacolli, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Po e jap pagën vjetore për dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit

———

Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″

Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni!

Dërgone kontributin e juaj në Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria:

XK51401000000912949

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emertimi i llogarise: Fondacioni Behgjet Pacolli

Përshkrimi: Vërshimet e Janarit 23

U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.

Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori