LAJMI I FUNDIT:

Pacolli dhe lordi Ahmad flasin për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës

Pacolli dhe lordi Ahmad flasin për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim pune përfaqësuesin Special të Kryeministres britanike për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte, njëherit ministër i Shtetit për Komonuelth dhe Kombe të Bashkuara, Lordin Ahmad.

Siç njofton MPJ, takimi ishte rezultat i diskutimeve të mëhershme në margjina të Samitit të Londrës, ndërsa u diskutua mbi mbarëvajtjen e deritanishme të dialogut të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta sa i përket  viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe adresimit të kësaj çështje në nivel ndërkombëtar.


“Dëshiroj të falënderojë fuqishëm Mbretërinë e Bashkuar për organizimin fantastik të Samitit të Londrës dhe temave që u diskutuan aty. Shpresoj që klima pozitive që mbretëroi në Londër të vazhdojë të dominojë agjendat e secilës Qeveri dhe secilit vend të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryediplomati kosovar.

“Në vazhdim, numri dy i qeverisë, Pacolli, i ka shprehur një mirënjohje të veçantë Lordit Ahmad dhe Qeverisë britanike për adresimin dhe trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë, duke shprehur përkushtimin e plotë Institucional për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në mes dy vendeve në aktivitetet e tanishme dhe nismat e reja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori