Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur besimin se Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it.
Pacolli një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tha se Kosova ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe shpreson se nuk do të ketë surpriza negative.
Ai tha se ka një vit që pothuajse tërë punën ia kenë dedikuar kësaj çështjeje.
“Besoj që Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it”, tha Pacolli, duke shtuar se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë anëtare e INTERPOL-it.
Ai tha se deri sot gjithçka ka shkuar sipas planit, ndërsa tha se votimi në Asamble të INTERPOL-it është i fshehtë.
Pacolli tha se beson që Kosova që nga e marta në 11:00, sipas orës lokale do të jetë anëtare e INTERPOL-it.
“Konsideroj se Kosova do të ketë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e INTERPOL-it… Ne shpresojmë fuqishëm se Kosova do ta kalojë këtë garë. Për ne, Kosova si anëtare e INTERPOL-it do të jetë pjesë e sistemit të sigurisë në rrafshin ndërkombëtarë dhe në këtë kontekst do të kemi shumë më të lehtë ta luftojmë krimin, terrorizmin dhe çdo dukuri negative”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk komentoi fushatën e egër të Serbisë kundër Kosovës.
“Unë dua të hyjë në punët e të tjera, ata kanë planet dhe strategjinë e vet. Por ne jemi duke bërë punë konstruktive dhe ata janë duke e shkatërruar. Jo vetëm njerëzit, por edhe Perëndia ndihmon kur puna është konstruktive. Besoj që drejtësia është ajo që fiton dhe Kosova me të drejtë do ta fitojë këtë garë dhe Kosova do të jetë anëtare e INETERPOL-it…”, tha Pacolli.
Ai tha se as nuk dëshiron të mendoj se Kosova nuk do ta kalojë këtë garë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë