LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i bën thirrje Republikës së Mauritiusit ta njohë Kosovën

Pacolli i bën thirrje Republikës së Mauritiusit ta njohë Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër urimi përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Mauritiusit, duke i shprehur urimet më të sinqerta, me rastin e shënimit të pesëdhjetë vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorit të Republikës.

Nëpërmjet kësaj letre, ministri i Jashtëm, Pacolli, i ka bërë edhe njëherë thirrje udhëheqësve të këtij shteti, që ta ri-shqyrtojnë njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.


“Përderisa ju shënoni vitin jubilar të 50 vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorin e Republikës, shfrytëzoj këtë rast për t’iu dërguar në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës urimet tona më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie për vendin dhe popullin tuaj. Le të shërbejë viti jubilar i 50 vjetorit të Pavarësisë tuaj dhe i dhjetë vjetorit të Pavarësisë tonë si një pikënisje për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve, e cila do të fillonte me njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori