LAJMI I FUNDIT:

Pacientët në kohë të ftohtë presin jashtë Ambulancës Specialistike, flet drejtoresha e Pediatrisë

Pacientët në kohë të ftohtë presin jashtë Ambulancës Specialistike, flet drejtoresha e Pediatrisë

Disa prindër bashkë me fëmijët e tyre janë parë sot jashtë objektit të Ambulancës Specialistike të Pediatrisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke pritur për një kontroll shëndetësor në këtë kohë të ftohtë me reshje të shiut dhe borës.

Telegrafi ka siguruar nga një lexues i saj, fotografi ku shihen qartë duke pritur jashtë këtij objekti prindërit bashkë me fëmijët e tyre.


“Shikoni çfarë gjendje. Shi jashtë, ftohtë me fëmijë duhet me prit”, ka thënë lexuesi i Telegrafit.

Mirëpo në lidhje me këtë në një prononcim për Telegrafin, ka folur drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Drita Telaku- Qosaj.

Ajo tha se ka mundësi që ndonjëherë të krijohet grumbuj më i madh i pacientëve, kjo për arsye të hapësirës së ngushtë në këtë ambulancë dhe situatës pandemike në vend.

Telaku po ashtu tha se ambulancat specialistike punojnë në kushte të jashtëzakonshme për shkak të njësisë COVID, që është formuar në kuadër të Klinikës së Pediatrisë.

“Hapësirat, një pjesë e Ambulancave Specialistike i ka marr Njësia për COVID, ku shërohen fëmijët me COVID. Mandej fëmijët kur vijnë në Specialistike, ata i bëjnë terminët, korridori është shumë i ngushtë, dhe qëllimi është që mos të ndërpriten shërbimet dhe fëmijët mos të kthehen. Në krejt ShSKUK përderisa ambulancat specialistike kanë qenë të mbyllura, në Klinikën e Pediatrisë këto ambulanca kanë punuar rregullisht. Nuk e mohoj që ka ekzistuar ajo situatë, ku ka qenë ndonjë moment ku ka pas grumbuj më shumë të njerëzve dhe është bërë ajo fotografi mirëpo në shumicën e rasteve mjekët janë vigjilentë, i presin- i kontrollojnë dhe mundohen që fëmijët sa më pak të presin. Si dhe i kanë ndarë në dy grupe, fëmijët që kontrollohen në mëngjes dhe në orën 11:00, që mos të bëhen dy palë, por me siguri ndonjëherë vjen tek ndonjë grumbullim më i madh”, ka sqaruar ajo.

Tutje, Telaku-Qosaj kërkoi nga prindërit që në këto kohë të ftohta bashkë me fëmijët e tyre të presin nëpër veturat e tyre.

“I lusim prindërit të rrinë në veturat e tyre, pasi i thërrasin motrat. Është pak problem për ata që nuk kanë vetura, mirëpo në shumicën e rasteve prindërit duan të presin aty… Duke e marr parasysh pandeminë, që nuk guxojnë me qendru brenda pasi aty janë mjekët, infermierët, pacientët që kontrollohen në tri ordinanca, mirëpo qëllimi që asnjë fëmijë mos të kthehet dhe të gjithë të kontrollohen. Jemi duke fol për rastet të rregullta e që vijnë për kontrolle të rregullta, për raste neurologjike, kardiologjike, jemi duke fol për ambulanca sup-specialistike që nuk kanë ku me marr shërbim veç tek ne”, u shpreh Telaku-Qosaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori