LAJMI I FUNDIT:

Pacientët me leukemi një muaj e gjysmë pa terapi, Sali: Problemi do të zgjidhet brenda disa javësh

Pacientët me leukemi një muaj e gjysmë pa terapi, Sali: Problemi do të zgjidhet brenda disa javësh

Pacientët që marrin terapi për leukemi, ankohen se më shumë se një muaj nuk kanë terapi shkaku i vonesës në furnizimin e barnave nga ana e institucioneve kompetente. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, thotë se ministria po bën përpjekje për ta siguruar terapinë e nevojshme.

“Tashmë një muaj e gjysmë s’kam barna, nuk i marr, nuk isha në kontroll, e as nuk dua të shkoj. Në proces është-thonë, kishte tender të shpallur përmes Klinikës. Thanë se është publikuar dhe ishim në kontakt me ministrin e Shëndetësisë dhe Pepko Levi, të cilit i ishte thënë se brenda dy-tre javëve do të sigurohen ilaçet dhe gjithçka do të jetë në rregull. Tash, do të shohim a do të bëhet ose jo“, deklaroi pacienti me leukemi.

“Për shkak se bëhet fjalë për barna të shtrenjta, buxheti planifikohet në nivel vjetor duke u bazuar në dy apo tre vitet e kaluara. Kemi periudhë kur kemi pacientë të rinj që i përfshijmë me këtë trajtim, megjithatë sasitë harxhohen para kohe. Të njëjtën pyetje ma e parashtruan disa herë se pse procedura për furnizim publik zgjat kaq gjatë dhe nëse e njëjta mund të shkurtohet.

Unë dëshiroj të jetë kështu, megjithatë nuk bëhet fjalë vetëm për kompetencat e Ministrisë së shëndetësisë për këtë procedurë për kohëzgjatjen e furnizimit të ilaçit të ri përkatësisht për mungesën e barnave në disa institucione”, theksoi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori