LAJMI I FUNDIT:

Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon – Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri

Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon – Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri

Zyrtarët policorë edhe sot si çdoherë patrullonin në terren, por dënimet që i shqiptonin ishin më të larta, kjo pasi sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut i cili parasheh gjoba të larta për ata që i thyejnë rregullat në komunikacion.

Ekipi i Telegrafit sot qëndroi për pak kohë tek “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë ku patrulla policore shqiptoi një dënim pasi një pjesëmarrës në trafik nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë, ishte me telefon në dorë dhe nuk e kishte regjistruar veturën.


Në një intervistë për Telegrafin, nënkolonel Jeton Rexhepi, njëherësh drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nga stafi e deri te dokumentet e nevojshme tjera përcjellëse sa i përket implementimit të Ligjit.

Ai tha se Ligji ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut si dhe mbrojtjen e ambientit, duke përcaktuar rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës në terren /Foto: Ridvan Slivova/

“Ligji ka për qëllim ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor, po ashtu mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të pronës, mbrojtjen e ambientit… Bazuar në të gjitha analizat e shkaktarëve të aksidenteve apo rastet e aksidenteve qoftë ato me lëndime, me fatalitet apo me dëme disa nga kundërvajtjet nuk kanë dhënë kontributin dhe nuk kanë dhënë atë që pritet sipas sanksionimit. Për këtë arsye me ligjin e ri janë paraparë dhe shumë përshkallëzime sa i përket kundërvajtjeve në trafikun rrugor, qoftë në gjobë apo në masa mbrojtëse dhe në pikë negative, deri te konfiskimi i automjetit me të cilin rrezikohet siguria në trafikun rrugor”, ka thënë Rexhepi.

Nënkolonel, Jeton Rexhepi – drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor /Foto: Ridvan Slivova/

Sipas tij, me Ligjin e ri janë paraparë gjobë prej 150 euro për ata që nuk e vendosin rripin e sigurisë si dhe gjoba të larta për përdoruesit e telefonave gjatë vozitjes.

“Është paraparë gjobë prej 150 euro për mosvendosjen e rripit të sigurisë, po ashtu është paraparë edhe për përdorimin e telefonave gjatë vozitjes. Shpërqendrim më të madh te shoferët në trafik është përdorimi i telefonit dhe të pajisjeve tjera elektronike. Nëse shoferi takohet për herë të parë gjatë përdorimit të telefonit, gjoba është 100 euro dhe një pikë negative. Nëse shoferi takohet për herë të dytë gjoba është 200 euro dhe tre muaj është ndalimi i drejtimit si dhe dy pikë negative, dhe çdo shoferë i cili haset më shumë se dy herë gjoba është 500 euro, gjashtë muaj është ndalimi i drejtimit dhe tri pikë negative”, ka treguar Rexhepi.

Policia e Kosovës në terren /Foto: Ridvan Slivova/

Qytetari Enis Bogujevci tha se e mirëpret Ligjin e ri, për të cilin u shpreh se është më se i nevojshëm duke pas parasysh aksidentet e shumta që po ndodhin.

Enis Bogujevci, qytetar /Foto: Ridvan Slivova/

“Ka pas nevojë dhe me herët se ka pas aksidente, e para telefoni, rripi i sigurisë nuk është vendos. Ka pas nevojë më herët që ky ligj të hyjë në fuqi. Për tjerët se di, ama unë e pres shumë mirë këtë Ligj. Sa aksidentet, sa nëpër zebra duke i shkel…”, ka thënë ai.

Më poshtë janë disa nga gjobat që parashihen me Ligjin e ri për trafikun rrugor:

Rripi i sigurisë:

– 150 euro shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet nuk përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi

Përdorimi i telefonit:

– 100 euro + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë

– 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë

– 500 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë

Regjistrimi i veturës: 

– 200 euro + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– 500 euro + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë

Shpejtësia brenda vendbanimit:

– 20 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 60 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 400 euro + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 500 euro + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.

Shpejtësia jashtë vendbanimit:  

– 20 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 150 euro + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

-500 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

Ndalimi i garave:  

– 400 euro + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit

– 500 euro + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit

Mos përdorimi i helmetës me motor:

– 100 euro shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi

– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– 500 euro + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

Ndalim tejkalimi

– 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative

– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor

-Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën

Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Politikë
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori