LAJMI I FUNDIT:

I pa rëndësishëm për Romën dhe Mourinhon, Pedro hakmerret duke nënshkruar me Lazion

I pa rëndësishëm për Romën dhe Mourinhon, Pedro hakmerret duke nënshkruar me Lazion

Pedro Rodriguez ka ndërruar skuadër, por jo edhe qytet.

Sulmuesi spanjoll është larguar nga Roma dhe ka befasuar të gjithë duke u bashkuar me rivalët e mëdhenj lokal Lazion.

Transferime mes dy klubeve nuk ndodhnin që 40 vite kur i fundit ishte Carlo Perrone i cili u largua nga Lazio për t’iu bashkuar Romës.


Që nga ajo kohë më nuk kishte transferime direkte nga njëri klub tek tjetri, por as ky i Pedros nuk mund të quhet i tillë.

Veterani spanjoll ishte i parëndësishëm për Romën, aq sa nuk ka ushtruar asnjë ditë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Roma ia ka shkëputur së fundmi kontratën atij dhe Pedro mbeti lojtari i lirë, por i është hakmarrë ish-klubit të tij duke kaluar te rivalët e Lazios.

34-vjeçari besohet se ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Lazion, edhe pse klubi ende nuk ka zbuluar detajet e marrëveshjes.

E gjitha çfarë ka bërë Lazio është një prezantim i thjeshtë i lojtarit me shallin e klubit dhe se Pedro do ta bartë numrin 9.

Pedro kësisoj bashkohet me trajnerin Maurizio Sarri me të cilin kishin punuar së bashku te Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Krizë në ‘Camp Nou’ - publikohen pamje sekrete nga rinovimet që po kryhen atje

Krizë në ‘Camp Nou’ - publikohen pamje sekrete nga rinovimet që po kryhen atje

La Liga
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
FSHF i lë pa bileta, vjen reagimi nga Tifozat Kuq e Zi: Stadiumin nuk mund të na ndalojë askush

FSHF i lë pa bileta, vjen reagimi nga Tifozat Kuq e Zi: Stadiumin nuk mund të na ndalojë askush

Kombëtarja e Shqipërisë
Edhe dy sportistë të tjerë në mesin e viktimave nga tragjedia në Koçan

Edhe dy sportistë të tjerë në mesin e viktimave nga tragjedia në Koçan

Sport
Carragher i kërkon Liverpoolit zëvendësimin e dy lojtarëve pas humbjes ndaj Newcastle

Carragher i kërkon Liverpoolit zëvendësimin e dy lojtarëve pas humbjes ndaj Newcastle

Premier League
Kalo në kategori