LAJMI I FUNDIT:

Pa makijazh dhe me rrudha të zakonshme – fansat të mahnitur nga dukja natyrale e Margot Robbie

Pa makijazh dhe me rrudha të zakonshme – fansat të mahnitur nga dukja natyrale e Margot Robbie
(Foto: Instagram/margotrobbieofficial)

Fansat e aktores Margot Robbie janë të mahnitur nga pamja e saj natyrale, pasi u publikuan fotografitë e saj duke shijuar pushimet në një plazh në Greqi me bashkëshortin Tom Ackley.


Impresionuese, pa të meta dhe natyrale, këto rroba banje vishen nga një yll me klas. Pa silikon apo botoks.

Mund t’i shohësh rrudhat në ballë kur sheh vëngër, që do të thotë pa botoks… sa freskuese.

Ajo është natyralisht e bukur – janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.


(Foto: BackGrid)

Është interesant fakti që disa meshkuj e cilësojnë aktoren si “mesatare” në rrjetet sociale.


Frymëzim stili: Paraqitjet mbresëlënëse të Margot Robbie në promovimin e “Barbie”
Lexo po ashtu Frymëzim stili: Paraqitjet mbresëlënëse të Margot Robbie në promovimin e “Barbie”

Trendi i çuditshëm nisi me një postim në rrjetin X (ish Twitter) me një fotografi të saj duke nxitur përdoruesit të bënin një vlerësim dhe e etiketonin si një femër mesatare sa i përket dukjes.

Megjithatë, nuk u desh shumë kohë që publiku ta vlerësonte Margot si njërën nga femrat më të bukura në botë. /Telegrafi/