Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka shqyrtuar raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Isuf Koci nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, tha se situata e njëjtë në këtë institucion po vazhdon ende, pasi që ata nga 23 korriku i 2018-tës përballen me mungesë të anëtarëve të bordit, gjendje kjo e cila sipas Kocit është një sfidë për ta.
“Raporti i KKTK-së është pasqyrë e përgjithshme punëve që ne si institucion kemi realizua gjatë 2018 ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen që ndodhet KKTK-ja. KKTK deri më 23 korrik të 2018 ka qenë në përbërje të plotë të anëtarëve të bordit, por afati ka skaduar dhe tani ne funksionojmë pa anëtarë të bordit që nga ajo periudhë. Kemi pasë sfida të mëdha brenda institucionit siç janë mos bashkëpunimet e institucioneve me ne”.
Ai tha se këtë vit, shteti ka shpenzuar rreth 20 milionë euro për trashëgimi kulturore.
“Raporti konstaton se për trashëgimi kulturore janë shpenzuar rreth 20 milionë euro nga buxheti i Kosovës. Bazuar në këtë raport nëse e krahasojnë punën e KKTK-së në vitin 2018 me një vit më parë këtu përshkruhen shumë aktivitete që janë pozitive”, tha deputeti Ismail Kurteshi.
Koci shtoi se prej vitit 2010 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nuk i ka dërguar projektet për vlerësim në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
“Prej 2010 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, nuk i ka dërguar projekte për vlerësim KKTK-së ne i kemi të gjitha shkresat që i kemi dërguar të gjithë ministrave të Kulturës që nga 2010 për dorëzim të projekteve por nuk kemi marrë kurrë përgjigje. Ne nuk kemi arritur me nxjerrë përfundime të raporteve për shkak të mungesës me KKTK-në dhe konsideroj që nëse do kishim një bashkëpunim mes institucioneve do kishim një gjendje më të mirë. Kur ne por raportojmë për gjendjen aktuale në KKTK duket që dikujt nuk po i pëlqen”. /Ekonomia Online/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre