P. Diddy merr duartrokitje pas kthimit në burg, u pa si një ‘shenjë shprese’ pas dënimit të tij

Reperi Sean Combs Diddy mori duartrokitje nga të burgosurit e tjerë pas dënimit të tij në New York javën e kaluar.
Sipas mediave të huaja, reperi mori duartrokitje me t’u kthyer në burg, pasi u lirua nga akuzat për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual.
Avokati kryesor i Diddy-t, Marc Agnifilo, i tha medias se të burgosurit në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, e panë dënimin me burg të reperit si një shenjë shprese.

“Të gjithë thanë, ‘Nuk shohim kurrë askënd që e mposht qeverinë’”, tha Agnifilo.
Avokati më pas përshkroi gjendjen emocionale dhe mendore të Diddy-t.

"Ai po ia del mbanë. Ai e kupton se ka të meta si të gjithë të tjerët me të cilët nuk ka punuar kurrë. Ai është i zjarrtë për të gjitha gjërat. Mendoj se e ka kuptuar se i ka ato të meta dhe asnjë sasi fame apo pasurie nuk mund t'i fshijë ato. Ato nuk mund të mbulohen", shtoi tutje.
Të mërkurën e kaluar, reperi më në fund mësoi fatin e tij pas dy muajsh gjyqi për trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual.
Ai u lirua nga dy akuza për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual me forcë, mashtrim ose shtrëngim dhe komplot për të kryer shantazh.
Megjithatë, u dënua për organizim transporti me qëllim prostitucioni dhe përballet me deri në 10 vjet burg. /Telegrafi/









































