Ozil respekton Mustafin, krahas flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë vë edhe atë kuqezi (Foto)

284:"LONDON, ENGLAND - APRIL 02: Shkodran Mustafi of Arsenal celebrates scoring his sides second goal with Mesut Ozil of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Manchester City at Emirates Stadium on April 2, 2017 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images) 12:"Getty Images
Shoqëria e Mesut Ozilit me Shkodran Mustafin daton shumë para se të transferohej mbrojtësi shqiptar te Arsenalit.
Ata krijuan miqësi në kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën në vitin 2014 e fituan Kampionatin Botëror.
Ndërsa tani, duke qenë se luajnë në të njëjtin klub, shoqërimi mes tyre është forcuar akoma më shumë.
Mesfushori gjerman e ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shfaqet në stërvitje me mbrojtësin shqiptar.
“Gjithmonë një kundërshtar i vështirë në çdo seancë stërvitore. Shkodran Mustafi”, ka shkruar Ozil.
Ndërsa për ta respektuar kolegun e tij, krahas flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë, postimin e ka shoqëruar edhe me flamurin shqiptar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































