Arsenali ka pësuar një tjetër humbje Stamford Bridge nga Chelsea, këtë herë me rezultat 3-1.

Topçinjtë me këtë humbje kanë zbehur edhe përfundimisht gjasat për titull pasi janë 12 pikë nga Chelsea në vendin e parë.


Lojtarët mysafirë në këtë takim ishin shumë të dëshpëruar dhe dyshja Alexis Sanchez dhe Nacho Monreal u larguan kokë ulur nga stadiumi duke refuzuar t’i përshëndetin tifozët.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Mesut Ozilit i cili thirri dyshen e lartpërmendur të bashkohen me pjesën tjetër të tifozëve dhe të përshëndesin tifozët e pranishëm.

Gjithsesi kjo nuk ndodhi dhe gjermanit nuk i erdhi aspak mirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app