LAJMI I FUNDIT:

Oxford dhe AstraZeneca do të bëjnë një vaksinë të re deri në vjeshtë për të trajtuar variantet e mutuara

Oxford dhe AstraZeneca do të bëjnë një vaksinë të re deri në vjeshtë për të trajtuar variantet e mutuara

Ekipi i Oxford / AstraZeneca, prodhuesit e një prej vaksinave më të përparuara në botë deri më tani, thonë se do të kenë gati dhe të prodhuar versionin e tyre të adaptuar para fundit të 2021.

Profesori i Oxfordit – Andrew Pollard, i cili po udhëheq studimet e vaksinës, tha se do të ishte një ‘proces i shkurtër’ krahasuar me bërjen e vaksinës origjinale nga e para.


Përditësimi mund të përdoret ose si një nxitës për njerëzit që kanë bërë tashmë një vaksinë tjetër ose mund të përdoret më vete për ata që janë ende të pa vaksinuar, shkruan Daily Mail.

Nënkryetari ekzekutiv i AstraZeneca, Sir Mene Pangalos, tha: “Ne jemi duke synuar shumë që të kemi diçka gati deri në vjeshtë të këtij viti”.

Njoftimi vjen pasi ekipi mori një nxitje të madhe në zhvillimin e tyre të vaksinës nga një studim i botuar së fundmi që sugjeroi se mund të shkurtojë transmetimin deri në dy të tretat dhe një dozë e vetme mund të parandalojë 76 për qind të sëmundjeve të rënda për tre muaj, me rritjen e kësaj në 82 për qind pas dozës së dytë.

Pesë vaksinat anti-COVID: Krahasimi, dallimet dhe efikasiteti
Lexo po ashtu Pesë vaksinat anti-COVID: Krahasimi, dallimet dhe efikasiteti

Në një tjetër dritë shprese nga hulumtimi i Oxfordit, Dr Andrew Pollard – një nga studiuesit kryesorë të Oxfordit – tha se ai ka besim se vaksina aktuale do të parandalojnë akoma sëmundjen e rëndë te njerëzit që infektohen me variante të mutuara të virusit.

Ai pranoi se lloji i Afrikës së Jugut do të ketë një ndikim të madh në reagimin imunitar nga të gjitha vaksinat, duke sugjeruar që vaksina mund të mos jetë aq efektive në frenimin e përhapjes. Por ai thotë se është e mundur që edhe lloji i ri të formohet si llojet e tjerë që thjesht shkaktojnë një ftohje të zakonshme ose infeksione të lehta.

Profesori Andrew Pollard tha në një konferencë për media: “Unë mendoj se puna aktuale për hartimin e një vaksine të re është shumë, shumë e shpejtë, sepse në thelb thjesht po ndërron sekuencën gjenetike për proteinën spike, pra për variantet e përditësuara. Pastaj ka prodhim për të bërë dhe pastaj një studim në shkallë të vogël”.

“E gjithë kjo mund të përfundojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe, dhe vjeshta është me të vërtetë koha e duhur për të pasur vaksina të reja në dispozicion për përdorim sesa për të kryer provat klinike”. Vaksinat ka të ngjarë të përditësohen me kalimin e kohës për të përballuar variante të mutuara të coronavirusit sepse ato krijojnë molekula specifike për të synuar virusin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori