LAJMI I FUNDIT:

Owen me akuza të mëdha, pretendon se Mane nuk po fiton penallti për të ndaluar shënimin e golave nga Salah

Owen me akuza të mëdha, pretendon se Mane nuk po fiton penallti për të ndaluar shënimin e golave nga Salah

Michael Owen ka akuzuar në mënyrë të çuditshme sulmuesin Sadio Mane se nuk rrëzohet as pas ndërhyrjeve në zonën e penalltisë sepse ai po përpiqet të ndalojë Mohamed Salah të mos shënojë më shumë gola se ai.

Liverpool mori humbjen e pestë radhazi në shtëpi të enjten mbrëma, ndërsa goli i pjesës së dytë të Mason Mount ia solli fitoren 1-0 Bluve ndaj Reds.

Nuk kishte shumë shanse për kampionët e Ligës Premier, mbrojtja e titullit e të cilëve i sigurisht nuk ka qenë aq i mirë deri më tani, megjithëse ata mund të kenë pasur një penallti.


Në minutën e nëntë të lojës, Mane uli një harkim nga Trent Alexander-Arnold në zonë, duke ia ‘vjedhur kohën’ mbrojtësit Andreas Christensen, i cili më pas pati kontakt me sulmuesin.

Ish-lojtari i Southamptonit mund të ishte rrëzuar, por përkundrazi qëndroi në këmbë, për bezdi të disa tifozëve të Liverpoolit, dhe në fund sulmi shkoi huq.

Ishte hera e dytë në vetëm disa ditë që sulmuesi i Senegalit nuk u rrëzua kur ai mund të kishte fituar një penallti, me një ndodhi të ngjashme kundër Sheffield United në fundjavë.

Ish-sulmuesi i Reds, Owen doli me një teori të egër, duke pretenduar se 28-vjeçari nuk po fiton me qëllim penallti, pasi dëshiron që Salah të mos shënojë gola.

“Nuk mund ta besoja se ai nuk u rrëzua, unë nuk po e mbështes atë. Ishte një prekje e shkëlqyeshme dhe ai ndoshta mendoi se mund të kishte një shans… por ai bëri diçka të ngjashme një javë më parë kundër Sheffield United”, ka thënë fillimisht Oëen për Optus Sport.

“Thjesht pyes veten, dhe mund të jetë pak nga mendimet e këqija që më futen në kokë, Mo Salah është një goditës penalltish në këtë skuadër dhe nëse Mane mendon se po gjen një shans për të shënuar ai mendon “Epo unë do të shënoj, nëse nuk qëndroj në këmbë, Mo Salah do të marrë një tjetër penallti”.

Tifozët e Liverpoolit nuk mund ta kuptojnë pse prekja e topit me dorë nga N'Golo Kante nuk ishte penallti
Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit nuk mund ta kuptojnë pse prekja e topit me dorë nga N'Golo Kante nuk ishte penallti

“Këta lojtarë kanë qenë duke garuar për këpucën e artë për dy sezonet e kaluara. Mund të jetë një lloj i teorisë së egër, por natyra konkurruese e tij dhe Mo Salah është e tillë. Ne kemi parë ata që nuk i pasojnë njëri-tjetrit kur njëri prej tyre është në një pozitë shumë më të mirë për tjetrin”.

“Ne po shohim pak egoizëm, po shohim pak sjellje pakënaqësie – Mo Salah duke tundur kokën. Thjesht mendoj disa herë, kam parë Mane të rrëzohej për ato lloj mundësish … dhe duke mos e bërë dy ndeshje radhazi? Vetëm më bëri të mendoj pak”, përfundoi ish-sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë”, FFK vjen me një deklaratë publike

“Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë”, FFK vjen me një deklaratë publike

Përfaqësuesja e Kosovës
“Pritën nga minuta e parë deri në minutën e fundit për një këngë”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

“Pritën nga minuta e parë deri në minutën e fundit për një këngë”, portieri i Rumanisë flet pas incidentit

Përfaqësueset
Tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në ndeshjen ndaj Zvicrës

Tifozët serb dogjën flamurin shqiptar në ndeshjen ndaj Zvicrës

Përfaqësueset
Jake Paul mposht Mike Tyson në meçin e shumëpritur të boksit

Jake Paul mposht Mike Tyson në meçin e shumëpritur të boksit

Boks
Kalo në kategori