Organizatat e dala nga lufta kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata kritikuan kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thanë se s’ka bashkëpunuar në asnjë moment me veteranët.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se ata nuk e bojkotojnë festën e Pavarësisë, por theksoi se nuk kanë marrë pjesë në Këshillin Organizativ për shënimin e kësaj 17-vjetorit të shtetësisë.
Ai iu uroi 17 shkurtin të gjithë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, teksa përmendi edhe ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Këtë ditë, 17 shkurtin, së pari dua t’ia uroj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, por edhe shokëve që i kemi në Hagë. Njeri që ka qenë protagonist, zotëri Thaçi dhe që mungon, ne sot nuk ndihemi mirë dhe as të gëzuar. Emocionet janë të mëdha duke ditur që kemi në burg, bacën Jakup, Rexhen dhe Kadrinë. Kjo ditë nuk na mburrë shumë marrë parasysh se jemi të cunguar pa ata burra. Ne kemi bojkotuar Këshillin Organizativ, pasi ne kemi luftuar për këtë ditë të sotme që të jemi të lirë. Ne nuk kemi bojkotuar festën. Kjo është e pavërtetë e madhe të cilët mendojnë se organizata e veteranëve ka bojkotuar festën. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se Kurti nuk ka qenë bashkëpunues me veteranët, përkundër gatishmërisë së tyre për një gjë të tillë.
“Që nga ardhja në këtë qeveri të Albin Kurtit, ne i kemi ofruar bashkëpunim, mirëpo s’ka qenë gatishmëria e tij dhe në asnjë kohë dhe asnjë moment nuk jemi ne ata që nuk afrohemi në institucione. Nuk jemi ne ata që i ikim bashkëpunimit, por ne jemi për bashkëpunim. Në këtë rast dua t’i shtroj disa pyetje. Të gjithë e dimë që ndihen krenarë, por si ndihen ata të cilët kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kriminelin Radoiçiq për t’i goditur veteranët? Si ndihen ata që gjatë fushatës vijnë në këtë vend që çdo herë ka qenë vatër e zjarrit për lirinë e vendit dhe ngritin tre gishtërinjtë?
Po ashtu në një kohë kur pezullohen të gjitha aktivitetet për shkak të një aksidenti tragjik ku humbën jetën tre qytetarë. Kjo parti vjen dhe i ngrit tre gishtërinj dhe provokon qytetarët në sheshin ‘Adem Jashari’? Si ndihen ata të cilët kanë deponuar dhe dorëzuar në Gjykatën Speciale të gjithë ato të pavërteta ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Normal se sot na mungojnë fizikisht Hashim Thaçi që ka lexuar deklaratën e Pavarësisë ku sot festojmë 17 vjetorin e shpalljes shtet. Hashimi dhe të tjerët duhet të mbajnë kokën lartë që kanë qenë udhëheqës të luftës së lavdishme të UÇK-së. Të gjithë ata që e godasin luftën dhe shpifin për luftën duhet të ndihen të turpëruar për vetën”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn