Gjykata Speciale pritet të vazhdojë punën edhe pas datës 5 gusht kur edhe bëhen pesë vite që kur Kosova bëri ndryshime kushtetuese.
Me ato ndryshime u hap rruga për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë për RTV Dukagjinin se puna e Spaciales do të vazhdojë e papenguar edhe pas datës 5 gusht.
“Nëse lexojmë me kujdes amendamentin kushtetues mund të kuptojmë se mandati i kësaj gjykate vazhdon edhe pas datës 5 gusht dhe i njëjti përfundon vetëm atëherë kur këshilli i Bashkimit Evropian e informon qeverinë e Kosovës se të gjitha proceset gjyqësore që ka pas në hetim dhe gjykim kjo gjykatë kanë përfunduar. Në këtë drejtim në bazë të obligimit ndërkombëtarë që ne kemi me shtetin e Holandës kjo gjykatë do të vazhdojë mandatin duke injoruar afatin e caktuar pesë vjeçar”, deklaroi Ehat Miftaraj, përcjell Telegrafi.
Edhe pse është i vetëdijshëm se është e vështirë të ndalet puna e Gjykatës Speciale, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati kërkon që kësaj gjykate të mos i vazhdohet mandati.
“Ne kemi bërë thirrje më herët, bëjmë thirrje edhe sot që kësaj gjykate të mos i vazhdohet mandati. Ne e dimë që është pak problem pasi kjo gjykatë është formuar me ndryshime kushtetuese, por e dimë që 82 deputetë e ndryshojnë edhe Kushtetutën. Mendoj se ka ardhur momenti që të piqen të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ndryshojnë këtë kushtetutë për hir të së drejtës që është në anën tonë”.
Kujtojmë se Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që përmenden në raportin e Dick Marty-t.
Kjo gjykatë mori mandat me 3 gusht të vitit 2015 me një mandat pesë vjeçar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re