LAJMI I FUNDIT:

Overmars: Sanchez mund të kthehet te Arsenali

Overmars: Sanchez mund të kthehet te Arsenali
Alexis Sanchez (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Ish-ylli holandez i Arsenalit, Marc Overmars ka thënë se sulmuesi kilian, Alexis Sanchez mund të kthehet te Topçinjtë.

Overmars, i cili kaloi tre vjet në Arsenal midis viteve 1997 dhe 2000, beson se kiliani mund të pendohen për lëvizjen e tij te Manchester Unitedi.

“Unë kam respekt të madh për Alexisin, sepse ka bërë shumë mirë në Arsenal, ishte një vendim i mirë për t’u larguar”, ka thënë fillimisht Overmars për ADN Deportes .


Të gjitha lajmet rreth Sanchezit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sanchezit

Sanchez gëzoi një sukses të konsiderueshëm në Arsenal, duke shënuar plot 80 herë në 166 paraqitje, por te Unitedi ka pasur krejt histori tjetër.

Overmars gjatë një dueli me Brian Laudrup (Getty Images)

Spekulimet e fundit të mediave tashmë thonë që ai mund të largohet nga Djajtë e Kuq pas një ‘eksperimenti të dështuar’ në Old Trafford.

Kështu, holandezi Overmars është i mendimit se sulmuesi kilian mund të kthehet në Emirates dhe ta vazhdojë shkëlqimin.

Katër klube të mëdha evropiane e duan Sanchezin
Lexo po ashtu Katër klube të mëdha evropiane e duan Sanchezin

“Ky lloj i lojtarit ishte shumë i rëndësishëm për Arsenalin. Pas tij, Arsenali u përpoq të nënshkruante një lojtar të tillë, por nuk ia arritën, kështu që ai mund të kthehet në Arsenal”, përfundoi holandezi.

Sanchez nënshkroi kontratët për katër vite e gjysmë në Old Trafford, ndërsa ajo është valide deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori