Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në shtëpinë e familjes Joziq.

“Istogu ka qenë gjithmonë një shembull i ndritshëm i gjithëpërfshirjes që përqafoi forcën e diversitetit. Djegia e shtëpisë së familjes Joziq është një akt i papranueshëm. Një akt kundër Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.


Tutje Osmani ka thënë se “ndërsa ne po rindërtojmë shtëpinë e tyre, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ata të ndihen të sigurt dhe të sigurtë”.

Më 7 korrik të këtij viti, Joziq mori çelësat e një shtëpie të sapondërtuar në fshatin e tij të lindjes, Veriq, në territorin e komunës së Istogut.

Vetëm tri ditë më vonë, ai u njoftua se autorë të panjohur ia kishin vënë zjarrin. /Telegrafi/