LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri, kujton gratë e vajzat që u bënë viktimë e femicidit

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri, kujton gratë e vajzat që u bënë viktimë e femicidit

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për festën e Vitit të Ri.

Përmes një video-mesazhi, Osmani ka thënë se pavarësisht sfidave, “ne kemi dëshmuar se jemi një popull shpresëplotë e i përkushtuar gjithnjë për ditë më të mira”.


“Sonte përderisa mblidheni me familjen, shoqërinë e njerëzit tuaj të dashur, shpresoj që po ashtu të kujtoni gjërat për të cilat jeni mirënjohës e po ashtu të reflektoni se si mund të i kapërcejmë kolektivisht sfidat me të cilat përballemi si shoqëri dhe si vend”, është shprehur ajo.

Osmani gjithashtu ka bërë thirrje që të luftohet femicidi, duke thënë se kjo çështje duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare.

“Sot s’mund të mos flas edhe për dhimbjen e përjetuar e të mos përmend ata që s’janë më në mesin tonë. Dua të kujtoj gratë e vajzat që u bënë viktimë e femicidit, fenomenit të tmerrshëm që duhet ta luftojmë të gjithë së bashku. Keqtrajtimi i grave në shoqërinë tonë e mbarë botën po shndërrohet në epidemi”.

“Prandaj duhet ta trajtojmë si emergjencë kombëtare. Në këtë përpjekje kemi nevojë për angazhimin e të gjithëve, politikanëve, institucioneve të drejtësisë, sigurisë, punëtorëve socialë, aktivistëve të shoqërisë civile e mediave. Duhet të shndërrohet në kauzën tonë të përbashkët. Lufta për barazi gjinore duhet të jetë lufta jonë e çdoditshme”, ka thënë Osmani në adresimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori