Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Presidentja Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.


"Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Lubjanë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic.

Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./Telegrafi/