Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri janë përplasur gjatë seancës për shkak të pirjes së duhanit në ambient të mbyllur.
Pasi Osmani kërkoi nga deputetët që të mos pinë cigare në ambientet e Kuvendit, ka reaguar Gaxherri e cila ka kërkuar që të krijohet hapësirë për deputetët duhanpirës.
Por një gjë e tillë u kundërshtua nga Osmani duke thënë se ligji i miratuar për duhanit e ndalon organizimin e një hapësire për pirje të duhanit brenda objektit.
“Një vërejte, të nderuar kolegë ju e dini që e kemi diskutuar çështjen e respektimit të duhanit një kohë të gjatë. Deputetët po vazhdojnë ta shkelin këtë ligj. Unë i kam shkruar ministritë së Shëndetësisë që inspektorati ta përcjellë vazhdimisht Kuvendin dhe t’i evidentojë dhe më pas edhe t’i dënoj me shuma të parapara me ligj. Për shkak se inspektorati është shumë i zënë në teren me pandeminë MSH ka propozuar që edhe ne ta kemi një komision të brendshëm i cili i evidenton këto shkelje. Në këto momente administrata është duke i evidentuar të gjithë deputetët që po i shkelin këtë ligj”, u deklarua Osmani.
Pas kësaj reagoi deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri duke i kërkuar Osmanit që të krijojnë hapësira për deputetë që pinë duhan, meqë siç thotë ajo nuk mund të dalin jashtë për një cigare. Po ashtu ajo Osmanit i tha se deputetja e PDK-së i dërgoi fotografi të deputetëve duke pirë cigare.
“Unë fjalën e mora më shumë për vërejtjen tuaj që bëre për duhan pirjen e deputetëve, dhe pajtohem që deputetët duhet të respektojnë ligjin kundër duhanit. Por zonja kryetare unë jam njëra ndër ata që pinë duhan dhe kërkoj që duhet tua siguroni hapësirën deputetëve sepse ne nuk mundemi të dalim jashtë për ta pirë një cigare. Duhet të na siguroni hapësirën për të pirë duhan. Nuk është e vërtetë që t’i solli administrata këto informata, t’i solli deputetja që nuk bëri kurrfarë marifeti. Deputetja e PDK-së që t’i dërgoi foto dhe s’ka problem. Megjithatë deputetët kanë nevojë t’u sigurohen kushtet, qoftë parkingu, qoftë kushte elementare për punë, zyre e kështu me radhë”, deklaroi Gaxherri, raporton Kp.
E Osmani reagoi kur Gaxherri tha se atë nuk e lajmëroi administrata por një deputete e PDK-së.
“Asnjë deputet i PDK-së nuk më ka dërguar asnjë fotografi. Ato kontakte kush i keni me njëri tjetrin mund të jenë tuajat por mua askush fotografi nuk më ka dërguar. E dyta është një deputet tjetër që mua më njoftoi fillimisht dhe unë kërkova nga administrata që ta konfirmojë dhe vetëm pas konfirmimit të reagimit unë reagova. Ndërsa, ligji i cili është miratuar nga kuvend nuk parasheh hapësirë të brendshme të organizuar për duhan pirje. Nëse ne do ta organizonim një hapësirë të tillë brenda kuvendit do të biem ndesh me ligjin”, reagoi Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht