LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën e sigurisë në Mynih.

Osmani takimin me presidenten e re të Zvicrës e ka quajtur të shkëlqyer.

“Takim i shkëlqyer me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona.


Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, tha ajo. /Telegrafi/