LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon Macronin në Granada të Spanjës

Osmani takon Macronin në Granada të Spanjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Granada të Spanjës ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane.

Osmani paraprakisht ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Osmani në Spanjë diskutime me kancelarin Scholz dhe kryeministrin Mitsotakis – Vuçiq shihet i vetmuar
Lexo po ashtu Osmani në Spanjë diskutime me kancelarin Scholz dhe kryeministrin Mitsotakis – Vuçiq shihet i vetmuar

Osmani ka informuar kancelarin gjerman dhe kryeministrin grek për situatën aktuale në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.


Në fotografinë që ka siguruar Telegrafi nga ky bashkëbisedim i Osmanit me Scholz dhe Mitsotakis, në prapavijë vërehet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili qëndronte i vetmuar.

Osmani para fillimit të samitit, ka deklaruar se nuk ka arsye për takim me Vuçiqin para sanksioneve.

“Nuk ka arsye për takim para sanksioneve, sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori