Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt dhe atë të Italisë, Nicola Orlando.

Pas takimit me Heldt, Osmani tha se me ambasadorin kanë diskutuar për vazhdim të bashkëpunimit, ku shtoi se ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës.


84333670 170799434246675 8393896586505093120 n

E pyetur nga gazetarët për taksën e vendosur nga Qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe, Osmani tha se ajo do të zëvendësohet me masat e reciprocitetit.

“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit është prezantu nga kryeministri Albin Kurti në kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet  me masat e reciprocitetit. Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpres fushatën e ç’njohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut”, ka thënë Osmani.

E ambasadori i Gjermanisë Cristian Held falënderoi dhe uroi për punën e re që ka marrë dhe tha se është një punë shumë me përgjegjësi.

Osmani e ka falënderuar diplomatin italian Orlando për vizitën e tij, duke thënë se janë me fat për mbështetjen e dhënë.

83928742 1115729142124085 8647095014662340608 n

Osmani do të takohet e ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova./Telegrafi/