Osmani takoi presidentin Marcos Perestrello që e nominoi për çmimin ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’, thotë se prioritet mbetet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar një ditë më parë me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës për anëtarësim në NATO "që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare".
"Dje takova Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello. E falënderova për nominimin e tij për Çmimin për ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës. Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar - një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik", ka shkruar Osmani. /Telegrafi/




















































