LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani i kërkoi senatores amerikane ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja Osmani i kërkoi senatores amerikane ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me senatoren e Iowa-s në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, me të cilën bisedoi për raportet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe bashkëpunimin po kaq të shkëlqyer, të cilin Kosova e ka me shtetin e Iowa-s.

Presidentja Osmani e falënderoi senatoren Ernst për kontributin e saj në promovimin e shtetësisë së Kosovës dhe u shpreh shumë e lumtur që dy vendet tona po e thellojnë dita-ditës bashkëpunimin në shumë fusha.

“Përkrahja që shteti i Iowa-s, Garda Nacionale e këtij shteti i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës është e jashtëzakonshme”, tha Presidentja Osmani. “Falë mbështetjes suaj, FSK-ja sot po shndërrohet në forcë të armatosur, të përgatitur profesionalisht, e gatshme për t’i shërbyer ruajtjes së paqes”.


Sipas saj, se partneriteti të cilin dy vendet tona e kanë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta dhe përkushtimin e përbashkët për demokraci po thellohet vazhdimisht dhe ne presim që ai të zgjerohet në shumë fusha.

“22 vjet më parë ushtarët tuaj i shpëtuan jetët tona. 22 vjet më pas ne shohim mundësi të reja për ta thelluar edhe më tej partneritetin ndërmjet vendeve tona, duke investuar në bujqësi, arsim, ekonomi e në fusha të tjera”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani i kërkoi senators Ernst ndihmën e SHBA-ve për anëtarësim të Kosovës në NATO, ngaqë ky është synim yni strategjik.

Senatorja Ernst, ndërkaq, u shpreh e lumtur që po rikthehej në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ajo theksoi po ashtu se ndihet tejet e lumtur me zhvillimin profesional të FSK-së dhe transformimin e saj në forcë të aftë për t’i shërbyer paqes në rajon dhe në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori