LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Shallenberg: Austria mbetet mbështetëse e fortë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Osmani-Shallenberg: Austria mbetet mbështetëse e fortë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Sot, në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, realizoi takim bilateral me Ministrin Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, thuhet në njoftimin e MPJ-së, u shpreh kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, si dhe angazhimet e ndërsjella për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta miqësore, me theks në ekonominë si një nga shtyllat e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shprehur shpresë që Austria edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet një nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në vendin tonë.

Ministri Osmani, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe konsistente të Austrisë për integrimin evropian të vendit, informoi për situatën e fundit të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për aktivitetet e ardhshme që vendi ynë duhet t’i ndërmarrë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga MPJ theksojnë se ministri Shallenberg u shprehu i kënaqur për fillimin e negociatave dhe angazhimin e Maqedonisë së Veriut për zhbllokimin e procesit, duke dërguar mesazh se vendi i tij mbetet mbështetës i fuqishëm i anëtarësimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

U shkëmbyen mendime edhe për invazionin rus ndaj Ukrainës, duke i dënuar veprimet ushtarake ruse. Në këtë kontekst, Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv i BE-së në përgjigje ndaj krizës.

Në takim u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit multilateral, me theks të veçantë në kryesimin e vendit tonë me OSBE-në në vitin 2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori