LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Sfida më e madhe e Qeverisë, arritja e konsensusit partiak dhe kombëtar

Osmani: Sfida më e madhe e Qeverisë, arritja e konsensusit partiak dhe kombëtar

Arritja e konsensusit partiak dhe kombëtar është sfida më e madhe, me të cilën për momentin ballafqohet Qeveria në lidhje me reformat e parapara në Planin 3- 6-9, deklaroi sot zv.kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani, pas takimit joformal me ambasadorin e Bullgarisë, Ivan Petkov.

Në pyetjen e gazetarëve se si rrjedhin reformat e përfshira në Planin 3-6-9, Osmani theksoi se ekziston një dinamikë e projektuar me kompetenca të defniuara qartë në lidhje me atë se cilat institucione, cilat masa duhet t’i zbatojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Sfida më e madhe me të cilën jemi ballafaqohemi për momentin është arritja e konsensusit, konsensusit partiak dhe kombëtar. Shumë prej gjërave të cilat duhet të miratohen në Kuvend kërkojnë shumicë të kualifikuar dhe është shumë e rëndësishme mënyra e veprimit të opozitës gjatë periudhës së ardhsme e ardhshme. E shtrimë dorën e bashkëpunimit nga dita e parë, nuk duam ekskluzivitet në këtë proces, kjo nuk është detyrë e një qeverie, shumë qeveri kanë kontribuar të jemi këtu ku jemi,” porositi Osmani.

Theksoi se në Qeveri ka përfunduar paketa e ligjeve për shërbime të sigurisë, për reforma në sistemin juridik, si dhe për reforma në administratën publike.

Lidhur me reformat në administratën publike dhe atë se akoma ka njerëz, të cilët nuk vijnë në punë ndërsa marrin paga, Osmani tha se është përgatitur Strategji, e cila është miratuar nga Komisioni Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori