LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Rugova ndërtoi aleanca që edhe sot i duhen Kosovës, do të punojmë për realizimin e plotë të vizionit të tij

Osmani: Rugova ndërtoi aleanca që edhe sot i duhen Kosovës, do të punojmë për realizimin e plotë të vizionit të tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, ka bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani u shpreh se Rugova ishte ati themeltar dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë, njeriun që ia kushtoj çdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe punoj bashkë me popullin e Kosovës dhe aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë ditë”, u shpreh Osmani.


Presidentja më tej shtoi se do të punojnë në përmbushjen e plotë të vizionit të ish-presidenti Rugova, që ishte për një Kosovë të pavarur dhe të integruar në BE e NATO.

“Presidenti Rugova arriti që një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtoi aleanca që edhe sot i duhen Kosovës. Prandaj sot e përjetë do ti ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori