LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Rekrutët e rinj e forcojnë edhe më shumë ushtrinë tonë

Osmani: Rekrutët e rinj e forcojnë edhe më shumë ushtrinë tonë

Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur ditë krenarie këtë të sotmen, pasi në kazermën “Adem Jashari” u betuan 311 rekrutë të rinj për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se këta rekrutë të rinj nga sot do e forcojnë edhe më shumë ushtrinë.

“Ditë krenarie! 311 rekrutë të rinj, nga sot do e forcojnë edhe më shumë Forcën tonë, Ushtrinë tone”, ka shkruar ajo.


Përndryshe, në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me këtë rast tha se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale, por ndjehet e kërcënuar nga pretendime të tilla prej Serbisë.

Ai shtoi se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropiane derisa Rusia nuk heq dorë nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se më 28 nëntor hapet konkursi për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori