LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Reinsalu: Është jashtëzakonisht e rëndësishme forcimi i krahut lindor të NATO-s

Osmani-Reinsalu: Është jashtëzakonisht e rëndësishme forcimi i krahut lindor të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Talin, krahas takimit me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, Urmas Reinsalu, realizoi disa takime pune, njoftojnë nga MPJ.

“Në takimin me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë (Riigikogu), Juri Rutas, u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë, i ndërtuar mbi respekt dhe besim të ndërsjellë në tri dekadat e fundit. Të dy bashkëbiseduesit e theksuan nevojën për dinamizimin e bashkëpunimit parlamentar dhe në këtë kontekst, Ministri Osmani e rikonfirmoi nevojën e formimit të Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut në Parlamentin e Estonisë. Osmani informoi për aktualitetin në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin në kuadër të Aleancës, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor nën prizmin e sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit, ashtu si dhe nevojës për dialog për zgjidhje të çështjeve të hapura.


Kryeparlamentari, Rutas shprehu kënaqësi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe angazhimin për shfrytëzim të potencialit ekzistues. Në kontekst të situatës gjeopolitike pas invazionit rus ndaj Ukrainës dhe sigurisë së rrënuar, Rutas theksoi se është e një rëndësie të jashtëzakonshme forcimi i krahut lindor të NATO-s dhe në këtë kontekst edhe solidariteti dhe uniteti ndërmjet vendeve anëtare dhe partnerëve të Aleancës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Bashkëbiseduesit, theksojnë nga MPJ, iu referuan edhe presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, me ç’rast shprehën dhe bindjen se dy vendet do të bashkëpunojnë suksesshëm edhe në këtë drejtim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori