LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Reformimi i sistemit të drejtësisë mbetet prioritet për institucionet e Kosovës

​Osmani: Reformimi i sistemit të drejtësisë mbetet prioritet për institucionet e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmidt.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OSBE dhe vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me misionin e saj në Kosovë si reflektim i vlerave të përbashkëta të drejtave të njeriut, demokratizimit de sundimit të ligjit.


Në takim është diskutuar për një sërë temash që nga gratë në siguri, zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit.

“Presidentja Osmani shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe përsëriti qëndrimin se reformimi i sistemit të drejtësisë, punësimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në Kosovë do të vazhdojnë të jenë prioritet për institucionet e Kosovës. Ajo ka falënderuar zonjën Schmidt për angazhimin dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/