LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Konjufca takohen me përfaqësues të Komisionit të Venecias, flasin për vettingun

Osmani dhe Konjufca takohen me përfaqësues të Komisionit të Venecias, flasin për vettingun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, zëvendës sekretari Schnutz Dürr, si dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.

Gjatë takimit, Presidenca njofton se Osmani ka shpjeguar nevojën e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë të Kosovës, me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

“Presidentja Osmani ka theksuar se një proces i mirëfilltë dhe profesional i vettingut është jetik për ta forcuar sundimin e ligjit, si dhe për të garantuar integritetin, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Si i tillë, procesi i vettingut ka për synim forcimin e cilësisë së sistemit të drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.


Gjatë takimit bëhet e ditur se është diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Komisionit të Venecias.

“Presidentja Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Komisioni i Venecias i ka ofruar Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Ndryshe, sot gjatë ditës delegacionin e Venecias e ka pritur në takim edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët.

Kryeparlamentari Konjufca në takim me delegacionin e Komisionit të Venecias

Në takim, ndër të tjera, Kuvendi njofton se është diskutuar për reformën në drejtësi, me theks të veçantë procesin e vettingut dhe rëndësinë e këtij procesi për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

“Kryetari Konjufca, duke e konsideruar procesin e vettingut si thelbësor për zbatimin e reformës në drejtësi, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vlerësoi kontributin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori