LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Pres vendime të rëndësishme nga takimi i liderëve

Osmani: Pres vendime të rëndësishme nga takimi i liderëve

“Ose tash ose kurrë”, është motoja e Maqedonisë në raport me atë çka po ndodh tani. Afatet për arritjen e marrëveshjes janë të limituara. Këto janë momente të veçanta për Maqedoninë, dhe nuk ka hapësirë për inkluzivitet, as të qeverisë, as edhe nga partitë. Nuk bëhet fjalë për përfitime politike, as se kush do të jetë në Qeveri, por për atë se ku do të shkojë Maqedonia në vitet e ardhshme dhe dekadat e ardhshme. Në këto momente historike, si përfaqësues të qytetarëve, kemi obligim t’ju themi se ku po shkojmë, kurse nga takimi i liderëve pres pikërisht këtë”, tha Bujar Osmani në emisioni “Vetëm e vërteta” të Kanal 5-sës.

Ai nga takimi i liderëve pret vendime të rëndësishme, dhe siç tha ai, opozita të kuptojë seriozitetin e momentit dhe të ashtu të veprojë, ndërkaq në lidhje me zgjedhjet ai vlerësoi se nuk duhet të shpejtohet, po se Maqedonia në radhë të parë duhet t’i përmbush obligimet nga marrëveshja me Greqinë.

“Unë jam për hyrje konsesnuale në proces, me 0 rrezik. Nëse ajo do të thotë bisedime, kompromise, atëherë jam për ulje në tryezë pa ndalim deri sa të arrijë konsensusi. Afatet janë shumë të shkurta, dhe secila vonesë për implementimin e marrëveshje me Greqinë do të ketë pasoja të cilat do të vonojnë gjithë procesin për hyrje në NATO dhe BE”, theksoi Osmani.

Sipas tij, nëse Maqedonia tani nuk tregon qartë se ku shkon, do të mbyllen dyert e NATO-s dhe BE-së çdoherë edhe do t’i rrezikohet ardhmëria.

“Takimi i liderëve që ndodh pasdite është posaçërisht sepse në të nuk menaxhohet kriza, por bisedohet për mundësi historike që e ka vendi. Ne, si përfaqësues të qytetarëve, kemi obligim njëherë e përgjithmonë ta fusim Maqedoninë në familjen e vendeve e cila garanton siguri, prosperitet ekonomik dhe qëndrimi i të rinjve në shtëpi”, tha Zv.Kryeministri, Bujar Osmani.

Në momente të tilla historike, forma është shumë pak e rëndësishme por më e rëndësishme është përmbajtja.

“Me rëndësi është a kemi dialog të sinqertë dhe zgjidhje. E inkurajojë këtë takim liderësh dhe shpresoj se do të sjellë vendime të rëndësishme për vendin. Nuk ka hapësirë për risi, të gjithë duhet të jemi atje dhe të tregojmë në cilën anë jemi. Çdo debat është kontribut ndaj demokracisë dhe duhet të inkurajohet”, theksoi Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori