LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani përsëri nuk e fal asnjë të burgosur

Presidentja Osmani përsëri nuk e fal asnjë të burgosur

97 kërkesa për tu falur një pjesë të dënimit të mbetur, i kanë shkuar në zyre, presidentes së shtetit Vjosa Osmani. Por, Osmani edhe kësaj radhe, ka vendosur të mos e falë asnjë nga ta, ndonëse arsyet nuk dihen. Kjo sipas njohësve të kësaj çështje është shkelje e të drejtave të njeriut.

Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani, nuk ka falur asnjë të burgosur.


As vitin e kaluar e as këtë fundvit, Osmani nuk e ka falur asnjë nga të burgosurit, pavarësisht se në zyre i kanë shkuar 97 kërkesa, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, SHKK ka  përgatitur dhe proceduar në Presidencë  97  kërkesa për falje. Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thonë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Nga zyra e presidentes, nuk kanë kthyer përgjigje se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë.

Mosfalja e asnjë të burgosuri, për kaq vite, sipas ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogajt është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut unë nuk e di a kanë reaguar të tjerët, mirëpo unë në karrierën time sa kam qenë drejtor i përgjithshëm çdo festë presidentja ose presidenti, ka reaguar dhe ka fal ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, e kjo prej se ka ardhur asnjë nuk është falur, nuk e di ku është arsyeja”, ka thënë Sokol Zogaj – ish drejtor i Shërbimit Korrektues.

Derisa nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se ka një numër të konsiderueshëm të personave që meritojnë faljen e një pjese të dënimit, derisa shprehen të habitur me veprimet e Presidencës.

“Një mosfalje e tillë nga presidentja është e paqartë dhe deri diku e papranueshme, është një mundësi që nga të gjithë presidentësh shfrytëzohet, qoftë edhe në festa fetare apo festave të tjera shtetërore, çdo herë presidentët e rezervojnë këtë të drejtë për personat e privuar nga liria, ne çfarë kemi pritur që të paktën në këtë fundvit, presidentja të shfrytëzojë të drejtën e saj për të falur”, tha Valetina Demolli  – KMDLNJ.

Ndërkohë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregojnë efektet qe ka falja e një pjese të dënimit, për personat që i plotësojnë kushtet.

“Në disa vite të fundit është ndërtuar praktika ku Zyra e Presidentes së Republikës nuk po  e shfrytëzon të drejtën e saj për të ofruar faljen e një pjesë të dënimit për personat që janë në vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese në Kosovë. Një qasje e tillë mbetet në diskrecion të plotë të Presidentes për të shfrytëzuar këtë të drejtë ose jo. Sidoqoftë, në praktikë kjo qasje ka efekt  në kuptim të pengimit të risocializimit, ri-habilitimit dhe promovimit të idesë se personat që i respektojnë rregullat e shtëpisë në institucionet korrektuese, pendohen për veprat penale që i kanë kryer, dhe punojnë shume për tu kthyer si qytetarë të denjë në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.  Në këtë drejtim, edhe Zyra e Presidentes duhet të reflektoj dhe të filloj shfrytëzimin e kësaj të drejtë në praktikë duke u siguruar se kjo e drejtë të realizohet në praktikë vetëm për veprat penale që i lejon legjislacioni në Kosovë dhe duke u respektuar procedurat”, tha Ehat Miftaraj – drejtor në IKD.

Në vitin 2022 në zyrën e presidentes së Kosovës, kishin shkuar 195 kërkesa nga të burgosur, derisa ishin arsyetuar se Komisioni përkatës që merret me shqyrtimin e këtyre kërkesave nuk ka rekomanduar asnjë të dënuar për t’u falur.

Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaci, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori