Një Instilacion me 20 mijë lule anemonë si simbol i 20 mijë personave në Kosovë të cilët kanë qenë viktimë e dhunës gjenocidale, është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aty, përfaqësues të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, dhe të institucioneve shtetërore, kërkuan të dalin para drejtësisë të gjithë kryesit e këtyre krimeve. Kjo u bë në Ditën Ndërkombëtare për eliminim e dhunës seksuale në konflikt.


104404048 975512826212565 285652919145435438 n

Një prej kategorive më të ndjeshme në Kosovë, ajo e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, po vazhdon të kërkojë drejtësi dhe fund të stigmatizimit ndaj tyre.

Dy dekada pas luftës në Kosovë, kur numërohen mbi 20 mijë të dhunuar seksualisht gjatë asaj periudhe, nuk ka asnjë kriminel që ka dalë para drejtësisë.

Derisa mori pjesë në prezantimin e instilacionit “Bëhu zëri im, kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se dhunimi është dëshmia më e madhe se regjimi i Millosheviqit ka qenë regjim me synime gjenocidale në Kosovë.

“Thirrja jonë e sotme në ditën ndërkombëtare për eliminimin e duhmës seksuale gjatë luftës është thirrje për drejtësi. Por kjo thirrje nuk duhet të përfundojë këtu, nuk duhet të përfundojë në Kosovë, duhet të dëgjohet nëpërmjet zërit tonë kudo në botë. Këto lule anemonë duhet t’i mbajë, në veçanti secili përfaqësues i Kosovës që ulet në tavolinë me Serbinë që në radhë të parë të ja përkujtojë vetvetes dhimbjen qe akoma e kanë këta 20 mijë njerëz tanë, në veçanti gratë, por t’u përkujtojë përfaqësuesve serbë krimin që e kanë kryer, dhe të bëjmë thirrje të gjithë së bashku që kryesit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë”, tha Osmani.

104747709 274531897331434 2738334921135108174 n

Osmani tha se nuk duhet stigmatizuar, por t’u ipet përkrahja nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Dikush ka menduar se nëpërmjet këtij krimi mund të ua marrë nderin, por në fakt të gjitha ato janë shndërruar në nderin e vendit tonë”, tha ajo.

E ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se angazhimi institucional në këtë çështje nuk përfundon derisa ata që kryen këto vepra të dalin para drejtësisë.

104758347 897560560743001 2351735020393148460 n

“Obligimi ynë kryhet vetëm kur arrihet që akterët që e kanë shkaktuar këtë tragjedi të tyre të vihen para drejtësisë. Unë dua t’i bashkëngjitëm zërit se derisa të gjithë atkerë që kanë shkaktuar këto dhimbje, tragjedi për nënat, motrat tona ne nuk duhet të rreshtim. Nuk është e shumtë që çdo ditë të jemi zëri i tyre, zëri i kësaj tragjedie dhe derisa t’i kemi akterët para drejtësisë e të vendohet drejtësia më vend nuk duhet të ndalemi”, tha ai.

Në Ditën Ndërkombëtare për eliminim e dhunës seksuale në konflikt, kryetarja e Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se duhet drejtësi për këtë kategori.

104475185 545573219444652 2412688183793394038 n

“Jemi mbledhur këtu edhe njëherë me i rikujtua shoqërisë kosovarë dhe institucioneve të Kosovës që viktimat e dhunës së luftës ende bartin plagë të rënda por mbi të gjitha jemi mbledhur këtu për ta përçuar mesazhin e tyre për luftën për qasjen në drejtësi, një kërkesë që ka vazhduar nga ‘99 e deri tani”, tha ajo.

Ajo tha se pandemia e ka rënduar statusin e tyre psikologjik, dhe se nevojitet përkrahje nga institucionet për qasje në drejtësi por mos stigmatizim nga shoqëria.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, regjimi serb ka kryer edhe dhunime seksuale dhe ende nuk ka asnjë person që ka dalë para drejtësisë./kp/

104682988 269213877725045 3767386358591005770 n

104690972 3108778775855091 941126408543079099 n