LAJMI I FUNDIT:

Osmani për zjarret në Hawaii: Solidaritet me miqtë tanë amerikanë

Osmani për zjarret në Hawaii: Solidaritet me miqtë tanë amerikanë

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për shkak të katastrofës me zjarret në Hawaii që rrafshuan qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA për më shumë se një shekull.

Osmani shkroi në rrjete sociale se është zemërthyese të shohësh shkatërrimet ndërsa shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës duke i uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve.

“Është zemërthyese të shohësh shkatërrimet që po ndodhin nga zjarret mbi popullin e Hawaiit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Osmani.


Deri më tani 89 persona janë konfirmuar si viktima në zjarrin Maui. Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi guvernatori i Hawait, Josh Green.

Qindra mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë strehohen përtej ishullit pasi u larguan nga flakët.

Dhjetëra të vdekur dhe shumë shkatërrim - pamje nga droni që tregojnë “apokalipsin” e shkaktuar nga zjarret në Hawaii
Lexo po ashtu Dhjetëra të vdekur dhe shumë shkatërrim - pamje nga droni që tregojnë “apokalipsin” e shkaktuar nga zjarret në Hawaii

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori